Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës. Ky fakt bëhet i ditur nga mediat kosovare. Koha.net shkruan se Thaçi ka dekretuar Kurtin, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në takim me kreun e shtetit.
Përveç me letër, Presidenca, ka ftuar për dekretim Kurtin edhe nëpërmjet telefonit. Dekreti i presidentit, pas orës 12:00 do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.
Pas këtij veprimi i mbetet Konjufcës që ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku mund të votohet Qeveria nëse në afatin prej 15 ditësh, Kurti siguron një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
g.kosovari