Një 19-vjeçare ka shitur virgjërinë për 1.2 milion euro, pasi kontaktoi një agjenci të njohur on-line dhe u kontaktua nga një biznesmen gjerman, 58-vjeç, i cili tani dëshiron edhe të martohet me të.
Ekaterina, e cila u listua në agjencinë “Cinderella Escorts”, me origjinë nga qyteti i Kharkiv në Ukrainën veri-lindore, aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara.
Në dhjetor agjencia zbuloi se ajo planifikonte të shiste virgjërinë e saj, që u verifikua nga një mjek, për një ofertë jo më pak se 84.120 paund.
Dhe këtë javë Cinderella Escorts konfirmoi se ajo ia shiti virgjërinë një biznesmenit 58-vjeçar në Mynih, që zotëron qendra fitnessi në të gjithë Evropën, për 1.2 milionë euro.
Katya, e cila flet anglisht dhe rusisht, shpjegoi më parë se do t’i shpenzojë paratë për udhëtime dhe jetë luksi.
Ndërkohë oferta e dytë e majme për të erdhi nga një avokat në New York i cili ofroi 1 milionë euro, ndërsa oferta e tretë nga një këngëtar në Tokio që ofroi 800.000 euro.