Një person është rrëmbyer në mes të ditës në zonën e Kamzës, në periferi të Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44 të ditës së sotme, në rrugën “London”, Kamëz, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari