Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare, ditën e djeshme.
Ikja e Xhodës, ashtu siç e njihnin të gjithë ka shkaktuar një dhimbje të madhe në radhët e artistëve, të cilët kanë punuar me të për vite me radhë.
Aktori Petrit Malaj, ka rrëfyer për kontributin e vyer që ka dhënë Xhevdet Ferri për kinematografinë shqiptare jo vetëm në interpretim por edhe në menaxhim.
Malaj rrëfen edhe momentet e fundit të aktorit, i cili vuate nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se përballoi me sukses disa kimoterapi dhe të gjithë menduan se e kaloi, madje në dhjetor ka dhënë mësim për studentët te Akademia e Arteve.
“Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha.
Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët”, shprehet aktori.
Pjesë nga intervista në studion e abc news
Një djalë kurajoz, që gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë shumë jo vetëm në interpretim, por edhe në një drejtim tjetër që arti ka nevojë, sa i takon menaxhimit të tij.
Unë e njoh më së shumti pas viteve ’90. Por një fjalim që ai ka mbajtur për kthimin e pronës, ka mbajtur një qendrim tejet të djathtë në atë kohë, por shumë i vërtetë.
Ai gjithmonë është përpjekur të jetë vetëvetja dhe të thotë të vërtetën. Nuk përpiqej njeri që me Xhevdetin të bisedonte para se të kishte një komunikim, kishte një mendim të tijin shumë të prekur.
Nuk ishte edhe emocinal…
Prandaj fola për këtë pjesë të dytë të tij, do e mbajmë med shumë për këtë gjë dhe kemi nevojë për këtë. Mendoj se ka lënë gjurmë, që edhe në universitetin e arteve kemi vite që punojmë së bashku. Xhoda ishte një nga dekanët e parë, filloi të hapë fakultetin. Ishte një hapje që i dha frymë fakultetit. Xhoda ishte hartuesi kryesor i ligjit për kinemanë.
/a.r