“Nuk do të ketë asnjë amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Ymer Lalën”. Këtë deklaroi Basha, ndërsa u shfaq nervoz në një moment, madje duke goditur edhe tavolinën, që sipas tij, Reforma Zgjedhore nuk do të ketë kurrë një fund, nëse nuk do të merren parasysh të gjitha propozimet e opozitës së bashkuar.
Duke folur për Parlamentin, Basha i ka qëndruar versionin të tij se është i paligjshëm dhe madje antikushtetues, teksa shtoi se krimi elektoral duhet ndëshkuar.
Basha deklaroi gjatëfjalës së tij se marrëveshja për të bërë pjesë të diskutimeve për reformën zgjedhore edhe opozitën jashtëparlamentare, erdhi pas presionit ndërkombëtar ndaj mazhorancës. Sipas Bashës, ky presion ka qenë deri në moment të fundit kur u realizua takimi dje në Pallatin e Kongreseve, pasi ka pasur siç tha ai – tentativa për zvarritje.
“Prej fillimit të dhjetorit faktori ndërkombëtar ka ushtruar presion për tre kushtet e opozitës. Nëse takimi do të zhvillohej dje apo jo këtë nuk mund ta thonim deri në moment të fundit për shkak të tentativave për ta zvarritur. Presioni ndërkombëtar bëri që në letër të pranoheshin tre kushtet e shpallura të opozitës“, tha Basha, teksa falenderimet e tij i veçoi për ambasadorin britanik në vendin tonë.
g.kosovari