Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkon gjurmët e gishtërinjve të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Gjurmët e tij të gishtave kërkohen pasi Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal ndaj Ismailaj.
Gjithçka vjen pasi Partia Demokratike publikoi dokumentin e Prokurorisë greke ku thuhej se Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg.
Sipas PD, kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, pretendon PD, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për kryetar bashkie dhe se ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.
g.kosovari