Një 50 vjeçar banues në fshatin Pllanë të Lezhës u arrestua nga policia pasi kërcënonte me vrasje bashkëshorten e tij, ndërsa e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Policia lokale sqaron se burri me iniciale Z.K., ushtronte dhunë në mënyrë sistematike. Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestrua një armë automatike.
Njoftimi i policisë
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.