Gjykata e Fierit ka lënë në burg sot tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen makabre të 50 vjecares Drita Saliaj në Gjerbes të Mallakastrës.
Prokurori i çështjes Hysen Ajasllari ka kërkuar arrest me burg pa afat për tre të rinjtë, ndërkohë që kjo u pranua nga gjyqtarja Orkida Lice.
Të arrestuarit janë Luis Saliaj 16 vjec, Elvis Zotaj 26 vjec dhe Sindi Shehaj 16 vjeç.
Tre personat e arrestuar janë të dyshuar si autorët e krimit makabër në Mallakastër, ku u lidh me litar dhe u mbyt me peshqir, 50-vjeçarja Drita Saliaj dhe më aps u hodh në rezervuar.
g.kosovari