Katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me grabitjen e vilave luksoze.
Sipas mediave spanjolle, shqiptarët janë të moshës nga 24 deri në 30 vjeç. Tre prej tyre ndodheshin ilegalisht në Spanjë, ndërsa i katërti kishte dokumente italiane, por rezultonte i dënuar në këtë shtet.
Sipas Gardës Civile, shqiptarët kanë grabitur 16 vila në Rasines, Guriezo, Liano, Queveda, Escalante, Pielagos, Puente Arce dhe Viono.
Shqiptarët u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Simbal” në 4 janar. /e.s/