Procesi i rindërtimit ka nisur, përfshirë edhe ngritjen e 500 banesa të financuara nga qeveria turke.
Kështu u shpreh sot ministri Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët me ministrin turk të Urbanizimit.
“Projekti për 500 shtëpitë në Laç është një risi teknologjike. Ato do të përfundojnë në korrik. Unë dua të falenderoj qeverinë turke dhe presidentin Erdogan” – tha Ahmetaj.
Ndërkohë ministri turk, Murat Kurum, tha se Turqia e cilëson si një hap vëllazërie ndihmën ndaj Shqipërisë.
“Krahas banesave, ne i kemi ofruar popullit shqiptar rreth 1500 çadra si dhe ndihma ushqimore, për të plotësuar sadopak nevoja në terren” – tha Kurum.
/JavaNews/a.r