Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një person u fut nga dritarja në “Fast Food” në orët e para, mëngjesin e Krishtlindjes, por vetëm tani është bërë publike.
Por në ndryshim nga vjedhjet e tjera, kur hajdutët tentojnë të marrin sa të mundin në një kohë sa më të shkurtër, ky person e merr me qetësi.
Fillimisht gatuan dhe më pas kishte kohë edhe për një sy gjumë!
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa hajduti u largua pasi mori edhe një laptop dhe një tablet me vete. /a.r