Mario Mandzukiç ka nisur karrierën e tij në Katar, Emre Can pritet të shkojë tek “Paris Saint German” dhe merkato në dalje e “Juventusit” nuk ka mbaruar me kaq.
Presidenti Sportiv i Baredhezinjëve, Fabio Paratiçi, duket se ka nisur merkaton e janarit me largimin e të pakënaqurve, të cilët për shkak të mbipopullimit nuk patën mundësi gjatë fazë së parë të sezonit të tregonin aftësitë e tyre.
Kështu, Paratiçi nga Mandzukiç arrit të përfitojë gati 20 milionë euro, ndërsa nga Emre Can, pritet të arkëtoj gati 40 milionë euro, që do investohen te mesfushori i “PSG”, Paredes. Lajme pozitive këto për ekonominë e klubit, që nuk mbyllen këtu, pasi ofertat për futbollistët e “Juventusit” nuk mungojnë.
Nga Gjermania ka mbërritur në adresë të “Juventusit” një ofertë për mbrojtësin Merih Demiral, për të cilin bardhezinjtë kanë përsëritur disa herë se nuk është në shtije, ndërsa duket tepër joshëse ideja e transferimit të mbrojtësit tjetër, Daniele Ruganit në Angli. Në orët e fundit mësohet se “Everton” ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit për një shifër afër 35 milionë euro, një shifër që pëlqehet nga “zonja e vjetër” dhe që në orët në vijim mund të ketë dhe zhvillime të cilat mund të çojnë në mbylljen pozitive të tratativës. /e.s/