Një studim i fundit nxjerr në pah se të qëndruarit përball monitorit më shumë se shtatë orë në ditë mund të çojë në simptoma të njëjta me të sëmundjen e syve të thatë.
Loti i mban sytë tuaj të shëndetshëm, të pastër dhe të vajosur.
Njerëzit të cilët nuk prodhojnë lot të mjaftueshëm, vuajnë nga një gjendje e njohur si syri i thatë, në të cilin nuk ka lagështi të mjaftueshme që të prodhohet për të mbajtur sipërfaqen e syrit të vajosur.
Kjo çon tek dhimbja dhe turbullimi dhe sipas autorëve të studimit personat që shpenzojnë më shumë se shtatë orë në ditë përballë kompjuterit mund të kenë të njëjtat simptoma. Living/