Një bandë prej tre anëtarësh janë arrestuar nga policia italiane dhe akuzohen për grabitje në apartamente.
Dy burra, 28 dhe 31 vjeç së bashku me një grua, 26 vjeçe u kapën pas raportimeve të shumta që ishin bërë për grabitje në qytetin e Trentos.
Sipas hetuesve, banda mund të ketë bshkëpunëtorë të tjerë që ia kanë mbathur pas ndërhyrjes në mëngjes. Policia hyri në apartamentin e tyre në Martignano, ku kishin krijuar bazën dhe organizonin vjedhjet.
Aty sekuestruan bizhuteri ari me një peshë prej një kilogramë, 1000 euro cash, 7000 franga zvicerane, doreza dhe mjete për çmontimin e dyerve të apartamentëve.
Jashtë apartamentit, kishin instaluar një sistem kamerash sigurie ku shihnin çdo lëvizje.
Në marrëveshje me Prokurorinë, në ditët në vijim, telefonat e sekuestruar nga dy burrat dhe gruaja do të ekzaminohen, për të gjurmuar bashkëpunëtorët e tjerë dhe për të verifikuar nëse të tre ishin në vendet ku ndodhën disa vjedhje në ditët e fundit.
g.kosovari