Është vetëm 26-vjeç dhe punon si mjeke në qendrën kombëtare të urgjencave kombëtare të urgjencave që prej 9 muajsh.
Pas tërmetit të 26-nëntorit provoi momentet më të vështirë, me të cilat e përballi profesioni. Atë të martë, në të gdhirë, Juna Hitaj, duhej të ishte pushim në grafik,por pasi kishte përjetuar frikën e lëkundjeve të forta të pallatit të saj, i duhej që në orën gjashtë të mëngjesit të ishte në Durrës, dhe pikërisht në një prej pallateve të shembura, kur njerëzit bërtisnin, se nën rrënoja ka viktima dhe të mbijetuar.
Juna tentonte të hynte në rrënoja për t’i ofruar oksigjen vajzës 30-vjeçare, me të cilën nuk rreshti së komunikuari nëpërmjet një tuneli të ngushtë që u krijua ndërmjet rrënojave në një distancë prej 5 metër.
Edhe pse profesioni nuk ia lejon, Juna nuk i fsheh dot lotët, as sot kur ka kaluar pothuajse një muaj pasi vajza të cilën u mundua me shpirt ta mbante në jetë nuk ia doli dot.
Në këtë sakrificë të madhe nuk ndan dot ekipin e saj të punës por në mendje i ka mbetur edhe sakrifica e RENEAS për të shpëtuar njerëz atë ditë duke gërmuar me duar. /TCH/