Një kabinë elektrike ka marrë flakë pranë degës rajonale të Kadastrës në Fier.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm dhe në vendin e ngjarjes është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.r