Futbolli shqiptar po përballet me probleme të shumta dhe një nga problemet më të mëdha që po haset aktualisht, padyshim që është infrastruktura dhe kushtet jo të përshtatshme në shumë stadiume.
Kukësi nuk luan në shtëpi, Tirana dhe Partizani ndajnë të njëjtën fushë dhe shumë skuadra të tjera detyrohen të ndryshojnë stadium për të ndërhyrë në tapet.
Por, reshjet e shiut që kanë rënë ditën e sotme kanë nxjerrë edhe një problem tjetër.
Në Ballsh do të luhet ndeshja mes Bylisit dhe Luftëtarit, aty ku ballshiotët kërkojnë më të mirën ndaj një skuadre të lehtë në letër, që këtë sezon po has në probleme dhe vështirësi të shumta.
Reshjet e shiut nuk po lejojnë punëtorët e fushës që të bëjnë vijëzimet me gëlqere duke qenë se fshihen shpejt.
Në këto kushte, është bërë një zgjidhje alternative dhe vijëzimet po bëhen me tallash.
Punëtorët kanë gjetur këtë zgjidhje që është bërë shpesh në të shkuarën për t’i ardhur në ndihmë futbollistëve dhe njëkohësisht arbitrit.