Godina e kryeministrisë pësoi disa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ka filluar puna për rikonstruktimin e saj.
Pavarësisht suvasë së rënë dhe disa sendeve të hedhura në tokë, kryeministri Rama po zhvillon një intervistë për “Klan Kosova”, në sallën e hartave.
Rama dha edhe një mesazh për qytetarët, ndërsa tha se fakti se godina ka plasaritje, nuk do të thotë që ajo nuk mund të meremetohet.
“Kjo godinë që në vitet 80 ka pasur një raport të shkruar nga një grup i përzgjedhur konstruktorësh që kishte nevojë për ndërhyrje dhe ishte e rrezikshme.
Ka jetuar me këtë rrezikshmëri që në vitin 2013, ku ne morëm masa dhe përforcuam katin e parë dhe sipas ekspertëve nëse nuk do të ishte shkatërruar, kjo godinë do të ishte shkatërruar.
Përforcimet e bëra kanë qenë efektive.
Ky është rasti për t’i treguar njerëzve që të mos shohin plasaritjet dhe të çarat e mureve se ato nuk duan të thonë gjithçka, nuk do të thotë se nuk mund të meremetohet.
Këtu struktura është e qëndrueshme”, tha Rama.