Kryeministri Rama ka folur rreth përjetimit të tërmetit të 26 nëntorit.
Në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Rama tha se përshtypjet e para të dëmeve të tërmetit i kanë lënë ndjenjën e vetmisë.
“Kur kam shkuar në Durrës atë natë dhe kam parë pas pak orësh pasojat kam qenë i tmerruar nga ndjenja e vetmisë. 2 gjëra kam bërë: Kam luftuar me vetminë duke i çuar mesazhe miqve të mij, kryeministri italian, kancelaria mergel, dhe e dyta që të ulem menjëherë me ekipin se deri ku mund të shkojmë ne nëse të gjithë do të na lënë vetëm.”
Ai ka folur gjithashtu për daljet e shumta mes qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe pse zgjodhi këtë strategji.
“Kuptova që kjo krizë ishte sa n një krizë strehimi sa dhe një krizë e thellë shpirtërore dhe psikologjike. Patëm një tërmet shpirtëror në tetor dhe tërmeti fizik ngjante si një mallkim që ky vend nuk bëhet nga ky vend duhet ikur. Kuptova që njerëzit kishin nevojë për komunikim dhe njerzillëk. Ashtu dhe unë nuk doja të isha vetëm dhe kërkova ndihmë.”
Kryeministri Rama sqaroi gjithashtu se janë tre kategori ndërtimesh që kanë rezultuar problematike pas tërmetit.
“E vërteta është që ka 3 kategori ndërtimesh me probleme: Ndërtime qw i përkasin periudhës sw viteve 70-80 ndërtime silikate, ndërtimet e bëra pa leje, individuale në zonat periferike dhe ndërtime të reja në vitet 90 kryesisht pa mbikëqyrje profesionale dhe mbi godinën ekzistuese kanë shtuar kate. Po hetohet edhe për ndërtimet e reja të dëmtuara. Dëmtimi i mureve nuk do të thotë që është gjithmonë faji i ndërtuesve.”, tha Rama.