Ishte parashikuar që të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por për shkak të mungesës së kuorumit ajo është anuluar.
Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri tha se shpreson që kjo gjë të mos çojë në bojkot, teksa shtoi se është në pritje të propozimeve për ndryshimin e sistemit nga ana e opozitës parlamentare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.
“Mbledhja nuk u vazhdua sepse nuk kishte kuorum, por puna vijon. Shpresoj që të mos jetë ngërç ose bojkot. Mirëpresim partitë e opozitës parlamentare që të vijnë me një propozim për ndryshimin e sistemit, por që nuk ka ndodhur. Ne jemi të hapur për të vazhduar komunikimin njëkohësisht komisioni ka një mandat, ka një afat dhe duhet të vazhdojë punën. Shumë shpejt do të kemi njoftimin për mbledhjen e radhës. Ndjesë, por nganjëherë më mirë për ju se nuk pritet gjatë”, tha Gjiknuri.
g.kosovari