Diplomatët që kanë dëshmuar në Kongres sëfundmitheksuan një pikë kryesore në lidhje me hetimin e fajësimit ndaj Donald Trump: ai ka lindur kryesisht nga lufta e Amerikës kundër korrupsionit në Europën Lindore, shkruan The Economist. Së pari George Kent, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, shpjegoi se që nga revolucioni i Ukrainës në vitin 2014, Amerika e ka konsideruar korrupsionin si një mjet jetësor të ndikimit rus. Promovimi i sundimit të ligjit, tha z. Kent, nuk ishte vetëm një shqetësim për të drejtat e njeriut, por thelbi i politikës amerikane të sigurisë.
Pastaj Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë, rrëfeu sesi të dhënat e lidhura me oligarkët ukrainas e kishin bindur Presidentin Trump që ta largonte atë. Fakti që Ukraina po heton djalin e rivalit të tij elektoral, ish-zëvendëspresidentit, Jeo Biden, është e rrënjosur në luftën që ndërmori z. Biden për të vendosur sundimin e shtetit ligjor në Europën Lindore. Amerika ka tentuar disa herë të luftojë korrupsionin në Ukrainë dhe korrupsioni në Ukrainë po i përgjigjet Amerikës në të njëjtën mënyrë.
Përpjekja e Amerikës për të luftuar korrupsionin sidomos ryshfetet në Europën Qendrore dhe Lindore, po i kthehet asaj kundër. Administrata e Trump i ka dhënë asaj një mbështetje të përkohshme. Ndërkohë, hetimi po hedh dritë mbi sjelljet e Amerikës, të cilat ngjajnë shumë me ato që ajo po lufton diku tjetër. Dëmi është “i pallogaritshëm”, shprehet një diplomat i lartë i Departamentit të Shtetit (dhe republikan i përjetshëm). “Do të na duhen dekada për të rindërtuar besueshmërinë tonë. Ajo çka vendet e tjera po shohin që po ndodh në Shtëpinë e Bardhë është gjithçka që ne kemi lobuar kundër në këto vite”.
Kjo është vërtet për të ardhur keq. Aktivistët antikorrupsion në ish-shtetet komuniste janë mbështetur tek Amerika që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndihma amerikane ka mbështetur mediat e pavarura investigative, ka trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka ndihmuar në krijimin e regjistrave transparentë për prokurimet qeveritare. Buxheti i Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë (615 milionë dollarë amerikanë vitine kaluar) është një rrugë shpëtimi për organizatat e shoqërisë civile.
Në Ukrainë, Rumani dhe Moldavi, Amerika mbështeti politikanët reformistë kur ata u sulmuan nga oligarkët. Në Poloni dhe Hungari, ajo ka mbështetur gjyqtarët e pavarur kur partitë në pushtet u përpoqën t’i fundosnin ata dhe të shkatërronin gjykatat. Teksa marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan në fillim të kësaj dekade, agjencitë e inteligjencës amerikane ngritën shqetësimin në lidhje me flukset e pastrimit të parave.“Korrupsioni po përdorej si një mjet abuzimi nga aktorë të jashtëm, por gjithashtu po shkatërronte anëtarët e NATO-s dhe BE-së nga brenda”, shprehet Victoria Nuland, politikëbërëse gjatë administratës së Obamës.
Biden ka filluar të vizitojë më shpesh Europën Qendrore dhe Lindore, për të theksuar faktin se Amerika tani e konsideron korrupsionin si një çështje të sigurisë kombëtare. “Ne gjithmonë e kemi ditur se kemi pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet Cristian Ghinea, aktivist rumun kundër korrupsionit dhe anëtar i Parlamentit Europian. Amerika dhe BE-ja e mbështetën prokuroren rumune që luftoi egër korrupsionin në momentin kur ajo u sulmua.
Në Bullgari, presioni amerikan vazhdimisht i ka dalë në mbrojtje grupeve të shoqërisë civile ndaj hakmarrjeve të qeverisë. Intensiteti i luftës së Amerikës kundër korrupsionit filloi të zbehet në vitin 2017, kur A. Wess Mitchell mori përgjegjësinë për politikën e Departamentit të Shtetit në Europën Lindore. Ai besonte se kritika e ashpër e Amerikës kundër korrupsionit, po e dëmtonte këtë të fundit në arenën diplomatike, duke i shtyrë vendet si Hungaria, Rumania dhe Bullgaria më afër Rusisë. Z. Mitchell dha dorëheqjen në fillim të këtij viti.
Por teksa shumë ambasadorë të tjerë vazhdojnë të ndjekin politika antikorrupsion, ata nuk mund ta kenë më sigurinë se do të mbështeten sërish nga Shtëpiae Bardhë. Në vend që të mbështesë të gjitha qëndrimet antikorrupsion nga ambasadat e saj, administrata Trump ndonjëherë nuk i ka marrë në konsideratë ato. Largimi i znj. Yovanovitch nga ana e z. Trump (dhe dështimi i Mike Pompeo, Sekretarit të Shtetit, për ta mbrojtur atë) shkaktoi një reagim të frikshëm te të gjithë diplomatët e tjerë.
Bill Taylor, i cili zëvendësoi znj. Yovanovitch në postin e Ambasadorit, ka dëshmuar për një “alternativë të dytë” të diplomacisë, në të cilën ata me lidhje personale me z. Trump (si avokati i tij, Rudy Giuliani) anashkaluan procesin zyrtar të bërjes së politikave të qeverisë. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Hungari, ku Ambasadori politik i emëruar nga z. Trump (i cili ishte gjithashtu një prej donatorëve më të mëdhenj gjatë fushatave), arriti të caktojë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë nëpërmjet Kryeministrit Viktor Orban.
Në Ukrainë, reformatorët antikorrupsion, të cilët Amerika i mbështeti për vite me radhë, tani po përballen me probleme të rënda. Rrjetet e mediave sociale pro-Trump kanë përhapur teori konspirative rreth Daria Kaleniuk, drejtoresha e grupit mediatik. “Kjo ishte hera e parë që ne u goditëm nga një fushatë e mirorganizuar nga Amerika, sepse ne jemi mësuar që sulme të tilla të na vijnë zakonisht ngakleptokratët ukrainas”, shprehet znj. Kaleniuk.
Krijimi i konfliktit mund të ketë ndikim dhe të dëmtojë edhe prokurorët e pavarur antikorrupsion, si ata në Rumani, të cilët varen nga informacioni mbi bashkëpunimin me agjencitë e inteligjencës amerikane. Këto agjenci do të jenë më pak të etura për të shkëmbyer informacione me Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë në konkluzionin se kjo e fundit nuk ka interes mbi këtë çështje. Aktivistët antikorrupsion thonë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
“Ne e kuptojmë fare mirë tani se fjalë si ‘sundimi i ligjit’, nuk hapin asnjë derë me këtë administratë”, thotë Melissa Hooper, nga Human Rights First, një grup amerikan i avokatisë. Gjatë qeverisjes së z. Obama, mesazhet e buxhetit për Kongresin e cilësonin ndihmën e huaj për “forcimin e sundimit të shtetit ligjor dhe masave antikorrupsion” në Europë, si pjesë e strategjisë së Amerikës për të luftuar agresionin rus.
Në mesazhin e fundit të buxhetit të z.Trump, fjala “korrupsion” nuk shfaqet askund në lidhje me Rusinë. USAID ende ofron grante për programet e sundimit të shtetit ligjor, por administrata po përpiqet të reduktojë buxhetet e tyre vit pas viti. Për vitin 2020, ajo kërkoi që ndihma joushtarake për Ukrainën të zvogëlohej nga 250 milionë dollarë amerikanë në 145 milionë dollarë amerikanë, dhe në Moldavi nga 52 milionë dollarë amerikanë në 18 milionë dollarë amerikanë. Deri më tani, Kongresi ka mbajtur ndihmën në nivelin më të lartë, dhe aktivistët kundër korrupsionit në rajon thonë se ambasadat amerikane ende i mbështesin ata.
Në shtete të tjera, roli i Amerikës nuk ka qenë kaq i rëndësishëm. Në Sllovaki, nëpërmjet një lëvizjeje të madhe antikorrupsion gjatë vitit të kaluar, është përmirësuar stabiliteti politik dhe amerikanët “nuk kanë qenë aspak të rëndësishëm në këtë drejtim”, thotë Miroslav Beblavy, deputet i një partie antikorrupsion. Marrëdhëniet janë mbizotëruar nga vendimi i Sllovakisë në muajin gusht për të blerë avionë luftarakë amerikanë F-16. Në të vërtetë, shumë vende të rajonit kanë blerë pajisje amerikane harduare. Kohët e fundit, edhe Rumania dhe Bullgaria kanë blerë që të dyja avionë luftarakë amerikanë F-16. “Ata janë të gjithë duke blerë avionët tanë, sepse mendojnë se kështu do të rritet interesimi ynë”, shprehet znj. Hooper.
Megjithatë, siguria e ofruar nga marrëveshje të tilla nuk do të vazhdojë për shumë, nëse vendet e mëparshme komuniste nuk do të luftojnë korrupsionin. Nga ana amerikane, vullneti politik po zvogëlohet. Shumë ekspertë të irrituar të antikorrupsionit kanë lënë Departamentin e Shtetit, Thesarin dhe agjencitë e tjera; të tjerë po e mendojnë seriozisht ta marrin këtë vendim sa më parë të jetë e mundur. “Ata mund të mbijetojnë edhe një vit tjetër, thotë një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, ndërsa katër, do të ishin një periudhë vërtet shumë e vështirë”.