Jashtë Cinari, jashtë Asani dhe në fushë Alesio Hyseni! Pa llogaritur Esat Malën që vijon ndëshkimin e klubit! Franko Lerda ka konfirmuar zërat e pragndeshjes dhe ka befasuar të gjithë me zgjedhjet që ka bërë, teksa i ka besuar skemës 3-5-2.
Ndërkohë, Egbo është përpjekur të zëvendësojë mungesa e shumta me alternativat më të mira, teksa në stol ka vend edhe për Tefik Osmanin, që nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit. Tirana ka zbritur në fushë me një skemë 4-3-3.
Formacionet
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon
Trajner: Lerda
Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Celhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngo
Trajner: Egbo