Ministri në Detyrë, i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj i ka kërkuar Bosnje Hercegovinës që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në konferencën përmbyllëse, ku Shqipëria i dorëzoi kryesimin e Kartës së Adriatikut, Cakaj u shpreh se Kosva duhet të anëtarësohet sa më parë në këtë nismë.
“Republika e Kosovës vazhdon të përjashtohet nga kjo iniciativë me arsyetime tërësisht të pavlefshme. Shqipëria kërkon edhe njëherë anëtarësimin e Kosovës në këtë nismë nga detyrimi për të shtuar përfshirjen në një shkallë më të gjerë dhe nga nevoja për të siguruar një profesionalizëm me eficencë më të madhe. Kosova do të ishte një kontribuuese e vlefshme. Megjithatë ajo vazhdon të ballafaqohet me një refuzim absurd sjellje përjashtuese dhe veprime në shpërputhje me frymën euroatlantike të rajonit. Shqipëria i dorëzon kryesinë Bosnje dhe Hercegovinës duke i bërë thirrje për njohjen e Kosovës sa më parë dhe anëtarësimin sa më parë në Kartën Adriatike-SHBA sa më parë” deklaroi Cakaj.
g.kosovari