Do të jem në Shqipëri për ta mbështetur atë në rrugën drejt BE-së, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
”Sot do të jem në Shqipëri, së pari për të përshëndetur zjarrfikësit tanë heronj që janë duke ndihmuar popullsinë atje pas tërmetit që shkaktoi dhjetëra të vdekur, por në të njëjtën kohë për të forcuar mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Di Maio, i cili do të takohet në Tiranë me liderët politikë të vendit.
“Po punojmë bashkërisht prej një kohë të gjatë, ka pasur një vendim të papranueshëm në Këshillin e Europës, por tani është koha politike për të forcuar aleancën dhe partneritetin tonë me Shqipërinë për zgjerimin e Bashkimit Europian”, theksoi Di Maio.
/a.r