Në ish-kampin e KFOR-it në Prizren ndodhen ende 300 shtetas shqiptarë nga zonat e prekura nga tërmeti. Faruk Daka, drejtor i emergjencave civile në Komunën e Prizrenit, thotë se çdo ditë ndryshon shifra pasi shume prej familjeve po kthehen vullnetarisht.
Kthimi po behet në mënyrë të organizuar, ndërsa ish-kampi i KFOR-it do te mbyllet me 15 janar, për shkak te ndryshimit te destinacionit. Ndaj sipas kreut te emergjencave pas kësaj date nëse do te ketë ende te prekur nga tërmeti ata do te strehohen ne ambiente te tjera.
Nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i qytetareve nga Shqipëria ne Prizren pasi shume prej tyre janë strehuar vullnetarisht nga familjet kosovare. /e.s/