Australia vazhdon betejën me zjarret që kanë përfshirë vendin për më shumë se 2 muaj. Katër persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar në 10 bilancin e viktimave.
Mbi 700 banesa janë shkrumbuar plotësisht si dhe mbi 300 mijë hektarë tokë janë djegur në pjesën lindore të Australisë.
Situata paraqitet kritike në Queensland, Uellsin e Ri Jugor si dhe në Victoria.
Zjarret kanë krijuar smog në Sidney, ku numri i njerëzve që paraqiten në spital me probleme në frymëmarrje e ka kaluar normën.
Rreth 2000 zjarrfikës janë angazhuar për të evakuuar popullsinë pasi zjarret tanimë janë përhapur afër zonave të banuara.
Sipas meteorologëve, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë për shkak se Australia po përjeton një prej thatësirave të mëdha gjatë dekadave të fundit. /e.s/