Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Rrëmbec të Korçës.
Për pasojë një person humbi jetën, i cili rezultoi të jetë drejtues i automjetit që pësoi aksident.
Viktima mësohet se është Mikel Bode, makina e të cilit doli nga rruga dhe më pas u përlpas.
Thuhet se makina ka zënë poshtë drejtuesin, i cili nuk kishte pasagjer, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit tragjik apo identiteti i shoferit,
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave.