Dje mori detyrën, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela nis punën nga Durrësi. Kryeprokurori i ri do të shkojë për të inspektuar hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti.
Burime për Gazetën SHQIP bëjnë me dije se Çela do të mbërrijë në orën 11:00 në prokurorinë e Durrësit.
Por çfarë tha dje gjatë prezantimit kryeprokurori Olsian Çela.
“Sot vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”, tha dje Olsian Çela.
Sipas prokurorisë, thellimi i tragjedisë së 26 nëntorit, përveç faktorit natyror, ka ndikuar edhe nga shkeljet e ndërtuesve dhe zyrtarëve me ndërtimet në Durrës e Thumanë.
g.kosovari