Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar prej të martës drejt Londrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Gjatë qendrimit të tij në Londër kreu i qeverisë ka nisur edhe takimet me liderët e qeverive europiane.
Ditën e sotme Rama ka psur një takim me homologun holandes Mark Rutte dhe këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë me anë të një video të postuar në rrjetin social.
“Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit🤝“, shkruna Rama.
g.kosovari