Ditën e sotme 4 dhjetor , efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të dy objekteve 5-katësh në Shkozet.
Këto ndërtesa janë klasifikuar si të pabanueshme nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.
Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.
Koha e shembjes së objektit të dytë, do të mësohet pak kohë më vonë.
Pas dëmeve të pësuara nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, është vendosur që objektet e dëmtuara të cilat cilësohen të rrezikshme, të shemben me shpërthim të kontrolluar.
/a.r