Për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka vetëm tronditje dhe probleme nga shembja e banesave.
Njërës prej tyre, mbetur e pastrehë në Manëz, i ka lindur një vajzë.
Kjo është mrekullia e jetës, sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi foton e nënës dhe foshnjes së saj, Ajsel.
“Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën”, tha Manastirliu.