Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia, por jo nga akuzat të 25-vjeçares Xhuliana Aliaj, që do të hetohet në masën detyrim paraqitje dy herë në muaj. Kjo masë u kërkua nga prokurori Madrid Kullolli dhe u pranua nga gjykata. Ajo u arrestua pesë ditë më parë dhe akuzohet për përhapje të informatave të rreme që përhapin panik.
Avokati i saj mbrojtës Stefan Topalli tha se Xhuliana nuk ka pasur qëllim që të përhapë panik por në kushtet psikologjike të tërmetit ka bërë një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.
“Edhe efekti që ka pasur statusi i saj ka qenë fare i pallogaritshëm sepse ka marrë 25 like dhe 8 apo 9 komente” tha avokati. “Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!” ishte statusi i vajzës që u arrestua. /e.s/