Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falenderuar çdo shqiptar për solidarizimin dhe humanitetin për përballimin e situatës së krijuar pas tërmetit katastrofik që goditi vendin tonë.
“Mbi 5 mijë efektivë të FA, policë, zjarrfikës, mjekë, infermierë, punonjës bashkish dhe vullnetarë janë në terren”, – lajmëron ministrja.
Ajo e konsideron këtë punë të pandërprerë si një sakrificë të jashtëzakonshme për shpëtimin e personave të bllokuar nën rrënoja.
Xhaçka gjithashtu shton se Forcat e Armatosur vazhdojnë të qëndrojnë pranë të mbijetuarve të tërmetit për të lehtësuar dhimbjen e tyre ndërkohë që ekipeve tona të të kërkim shpëtimit i janë bashkuar ekspertët më të mirë të vendeve mike.
/a.r