Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas tërmetit të së martës, 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Pas tërmetit shumë shtete kanë ofruar ndihmë për qytetarët e prekur. Po ashtu, pas shpalljes së gjendjen e emergjencës, Qeveria ka vendosur që rrogën muajt e nëntorit ta jap për banorët e Durrësit dhe Tiranës që u goditën nga tërmeti.
Duhet të theksojë që shtete të ndryshme të botës kanë ofruar ndihma për Shqipërinë, ndërsa ndër të parat ka qenë Kosova, e cila solli trupat e saj të kërkim shpëtimit pak orë pas tërmetit. /e.s/