Një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate të vështirë pas tërmetit të fuqishëm është nisur nga Qeveria e Rumanisë në ndihmë të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Taulant Balla shkruan:
“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
#Kurajo #Durim #Solidaritet”.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama njoftoi se pas pak orësh “do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”.
g.kosovari