Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Shefi i qeverisë Italiane shkruan në Twitter se pas telefeonatës me homologun e tij shqiptarë Edi Rama janë dërguar njerëz dhe mjete të emergjencës.
“Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.
g.kosovari