Presidenti Ilir Meta paralajmëron një tubim mbarëpopullor dhe ka zgjedhur pikërisht 8 dhjetorin, ditën e rinisë në Qytet Studenti.
Sipas presidentit, ky tubim synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.
“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin Demokraci” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para!”, shkruan zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.
Nuk dihet nëse vetë Meta do ta drejtojë tubimin, apo ai do t’u besohet emrave të tjerë të opozitës.
/a.r