Napoli dhe Milan kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1 në San Siro. Supersfida e javës së 13-të të Serie A ka qenë me emocione teksa të dyja skuadrat po kalojnë një moment të vështirë. Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vend të 13-të me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Napoli në vend të shtatë me 20 pikë.
GOAL WITTY JACK
Bonaventura scores against Napoli second season running pic.twitter.com/hXAUnn4lqM
— Para (@Paracelsus) November 23, 2019
Napoli e nisi më mirë sfidën duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 24’ me anë të Hirving Lozano. Sulmuesi anësor meksikan ka shfrytëzuar një moment hutimi të Donnarumma-s, duke shtyrë topin në rrjetë me kokë. Edhe mbrojtja kuqezi mund të kishte bërë më mirë në atë aksion, por gjithsesi vendasit gjetën golin e barazimit me Jack Bonaventura-n pesë minuta më vonë.
Anësori i majtë ka lëshuar një goditje të bukur nga jashtë zonës duke mposhtur Meret. Ndeshja mbeti e barabartë, por raste të pastra nuk kishte dhe skuadrat ishin të kënaqura me një pikë.
g.kosovari