“Topi i Artë, i pari që mora, është më i veçanti”, thotë Lionel Messi, ylli i Barcelonës, i cili kujton në një dokumentar të bërë nga OTRO, që titullohet “Duke u bërë Leo Messi”.
Argjentinasi flet për periudhën e provës te katalanasit.
“Isha në Barcelonë për 15 ditë dhe më pas u ktheva në Argjentinë.
Pas disa muajsh më thirrën dhe më thanë ‘po’.
Erdha këtu dhe nisa ëndrrën time. Ishte lumturi e madhe për mua dhe familjen time”, rrëfen Messi.
Argentinasi tregon për fillimet e tij në Spanjë:
“Mezi prisja të dija nëse do të vija te Barcelona. E vërteta është se atëherë nuk e kuptoja ndryshimin e madh që do të bëja.
Isha një fëmijë. E gjitha që doja ishte të vija te Barcelona dhe të luaja.
Nuk isha në dijeni të vështirësive që do të kisha unë dhe familja ime prej atij ndryshimi”.
Gjërat nuk ishin të lehta për “Pleshtin”, i cili kaloi edhe një periudhë me dëmtime.
“Kalova disa dëmtime. Kur arrita të luaj për herë të parë, pas disa muajsh, u dëmtova në ndeshjen time të parë dhe qëndrova jashtë për një muaj e gjysmë.
Ishin kohë të vështira për mua, por kurrë nuk mendova të kthehesha. Vëllezërit e mi u kthyen, edhe mamaja ime.
Qëndrova me babanë dhe më pyeti se ccfarë do të bëja. Vendimi ishte i imi dhe ai do të më shoqëronte. Gjithmonë e kisha të qartë se do të qëndroja”, shton numrin “10” i katalanasve.
Sigurisht ai ka folur edhe për golin e parë, që ia shënoi skuadrës së Albacete në maj të vitit 2015.
Ronaldinho asistonte për argjentinasin, i cili ka fjalë të mira për ish-shokun e tij të skuadrës.
Messi, sigurisht pranon se të gjithë e kishin pritur mirë dhe jo vetëm braziliani.
“Goli i parë ishte shumë i veçantë, madje edhe festimi. Ronaldinho më bëri të ndihesha më i qetë.
Që kur shkova në ekipin e parë, Ronaldinho ishte i pari që më përqafoi, më hodhi krahët dhe më udhëzonte në çdo moment.
E vërteta është se jo vetëm ai, por të gjithë më kanë pritur në të njëjtën mënyrë”, shprehet Messi.