Shpërthimi i komanduar i kryer nga ekspertët e forcave xheniere në çantën në të cilën u dha alarmi se kishte bombë, rezultoi pa rrezik.
Kjo pasi në çantën e gjetur në sheshin “Skënderbej”, rezultoi se kishte vetëm disa vegla pune dhe rroba, por jo lëndë plasëse.
Ishte një një telefonatë në polici pas gjetjes së çantës së braktisur, ajo që alarmoi policinë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie.
Çanta u gjet në anë të sheshit, në hyrje të Bulevardit Zogu i I-rë.
Tashmë po kryhen veprimet e rastit për të zbuluar se kush e ka lënë çantën në shesh.
Policia gjeti brenda çantës të harruar në qendër të kryeqytetit, vetëm vegla pune.
Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bëri me dije se:
“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“.
g.kosovari