Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi nga palët politike që të lënë mënjëanë debatet për Gjykatën Kushtetuese dhe të punojnë për të ngritur një institucion të besueshëm. Gjithashtu ai kërkoi nga palët që të arrijnë konsensus për paketën e reformës zgjedhore sa më shpejt.
“Shpresojmë që në muajt në vijim të kemi një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në. Është diskutuar shumë në Bruksel dhe në nivel të lartë shumë. Nënvizoj edhe atë që ka thënë Macron, nëse inplementoni metodologjinë e BE-së jam gati të hap negociatat dhe një nga këto është zbatimi i drejtësisë së re dhe forcimi i kufijve.
Reforma në drejtësi do të japë rezultate pak muaj më vonë kur të implementohet në mënyrë të plotë. Dialogu politik është mjaft i rëndësishëm, kompromisi është i rëndësishëm, të gjithë duhet të investojnë për të arritur një konsensus politik. Është për të mirën e Shqipërisë. Ashtu sikur janë nënvizuar edhe elementë të tjerë.
U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrenë një institucione të besueshëm. Përsa i përket reformës zgjedhore inkurajojmë partitë, kërkojmë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur që të përmbyllet si paketë e plotë.
BE-ja do të investohet me kapacitetet më të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve” deklaroi Soreca në hapjen e shkollës së integrimit.
Deklaratat Soreca i bëri gjatë hapjes së shkollës së integrimit europian.
g.kiosovari