Nga Dritan Hila
Une nuk shquhem per ndonje patriot i madh.
Psh simpatizoj ata qe kane luftuar per kete vend, pasi une nuk mbaj dot nje dite pa dush, lere pastaj nje vit; nuk me pelqen te nderroj krevatin se bej dy dite te mesohem me te riun, lere pastaj te fle ne mal; dhe ne lufte frontale nuk e di sesi do isha, por nuk kam qejf te vdes nga nje plumb qorr, siç shumica e ushtareve vdesin.
Nuk e urrej Greqine, pavaresisht se ne ‘40-en i dogjen shtepine gjysherve te mi dhe derisa vdiq im ate kujtonte artilerine greke qe godiste kollonat e refugjateve qe ngjiteshin malit ne gryken e Kelcyres. Madje greket e thjeshte i kam qejf pasi ngjasojme goxha shume. Thjesht dua qe greket te rrine ne kufijte qe kane dhe te na lene rehat me kaqolat e ketushem.
Kam miq malazes, pasi ngjajne qamet me ne nga dembelizmi, pirja e rakise por edhe burreria, por do doja qe te pakten Ulqinin te na e kthenin se nuk ka lidhje fare me ta. Kismet.
Ama hymni akoma ma ngjeth mishte kur e degjoj. Por dua ta degjoj nga nje kor burrash e grash profesioniste, qe hymni ju del nga fundi i barkut, dhe jo stilizime qe me bejne te nderroj kanal