Presidenti Ilir Meta ka vjiuar akuzat ndaj kreut të KED Ardian Dvrorani. Ai ka daklaruar se ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha po bëhet presion politik ndërsa ka akuzuar edhe Ardian Dvoranin.
Deklarata e Metës vjen pas një reagimi në Twitter të ish-kreut të Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafajt.
Kreu i shtetit nuk harron ta përmendë sërish “videon” që prej dy ditësh e paralajmëron, por pa dhënë detaje.
“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi.
Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni.
Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta.
Xhafaj reagon për “Kushtetuesen”: Xhaferllari anëtare e paligjshme, cilën Vitore Tusha të besojmë?
Sulme te shemtuara ndaj nje personi, pa te cilin nuk do ishte regorma ne drejtesi. Dhe pse? Sepse thote vetem te verteten e asaj qe duhet te jete.
Po si ka mundesi kur njerezit ju thone ne sy me reagime qytetare ashtu si duhet te jete zbatimi i reformes ne drejtesi ju shfaqeni te terbuar dhe vendosni te gjithe ushtrine nga mbrapa
Ik o meta se ti ke rrjedhur. E ndjen qe je ne fund dhe spo di cpo e thua e spo di ca po ben