Kur e gjithë vëmendja do të ndalet sot tek “Air Albania” ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin e ri. Në një raportim live ‘News24’pohoi se në terren për të monitoruar situatën janë 800 forca policie.
Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat. Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.
Sakaq, në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza. Mes të tjerash bëhet e ditur se mjetet do të parkohen në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Asllan Rusi apo dhe në Sheshin Skënderbej dhe para fakultetit të Ekonomikut.