Mesila Doda, e cila që prej largimit nga PD, militon në radhët e PDIU, ka bërë thirrje që shqiptarët të marrin armët kundër kryeministri Rama.
“Nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga kjo maxhorancë mbetet vetëm rruga e parë që sot tregoi Presidenti i Republikes, për të gjithë shqiptaret e vërtetë… Të gjithë shqiptaret që ende sot duan të jetojnë në këtë vend duhet t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë… me pushtuesin, shqiptarët dinë si duhet të sillen”, shkruan Mesila Doda, e cila në fakt është bërë e famshme për thirrje të tilla.
Mjafton të kujtojmë këtu deklaratat për varje tek palmat para Kryeministrisë. /e.s/