Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend duke u shprehur se nuk do komentojë Ilir Metën, por drejtësinë që është në ardhje.
Ai u shpreh se ajo kërkon ende shumë vullnet, durim dhe mbështetje. Rama komentoi edhe sulmet e Presidentit ndaj ndërkombëtarëve, i cili pak orë më parë i cilësoi si të korruptuar.
“Pas asaj që bëri Ilir Meta, nuk ka nevojë që ne të shpjegojmë drejtësinë e vendimarrjes tonë. A është e mundur që SHBA dhe BE të jenë vënë në dispozicion të ndonjë projekti tjetër përvec reformimit të drejtësisë shqiptare? – tha Rama në Kuvend.
Sipas Ramës, Presidenti i ka vënë shqiptarët në një pozitë të turpshme pas sulmeve nda partenërve strategjikë.
/a.r