Përfaqësuesja e OPDAT në Shqipëri, Michele Lakomy është shprehur se lufta kundër krimit nuk përfundon me dhënien e një vendimi nga gjykata.
Sipas Lakomy kjo është vetëm hallka e parë, pasi për të shpërndarë grupet kriminale duhet që pjesëtarët e tyre të largohen nga aktivitetet kriminale.
Përfaqësuesja e OPDAT shtoi se nënvlerësimi i këtij fenomeni është kërcënim në luftën kundër krimit.
“Krimi i organizuar është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë me pasoja politike dhe ekonomike për zhvillimin e shoqërisë. Për botën tonë moderne është e rëndësishme ndalimi kriminalitetit. Krimet ndikojnë në ekonomi duke kaluar përtej kufijve kombëtare. SHBA dhe Italia kanë eksperiencën që është e mundur të ndalohen, pengohen dhe shkatërrohen grupet kriminale. Për të mbijetuar rrjetet kriminale përdorin taktika të sofistikuara. Nënvlerësimi i fenomenit dhe aktivitetit kriminal është një kërcënim i madh në luftën kundër tij.
Fatkeqësisht burgjet ndonjëherë nuk janë me rezultate, duke qenë se këto grupe kriminale nuk pengohen vazhdojnë aktivitetin e tyre. Lufta kundër krimit nuk përfundon kur gjykata jep një vendim. Vendimet gjyqësore nuk janë të fundit, janë thjesht një rregullim i vogël, i cili ndikon në punën e krimin. Për ti shpërndarë këto grupe dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve është e rëndësishme që sistemet e burgjeve ti heqin pjesëtarët e grupeve kriminale nga aktivitetet e tyre. Shqipëria ka bërë një aktivitet shumë të rëndësishëm për shpërndarjen e tyre”, deklaroi Michele Lakomy.
g.kosovari