Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot me tone të ashpra, duke u shprehur se mund t’i drejtohet popullit për një referendum.
Ai tha se banda e uzurpatorëve në Kuvend do të shporret prej tij dhe shqiptarëve. Deklaratat e Kreut të Shtetit erdhën gjatë një aktiviteti, ndërkohë që Kuvendi është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për rezolutën kundër Metës.
“Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial.
Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura.
Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndahet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore” – tha Ilir Meta.
I pyetur nëse po paralajmëron shpërndarjen e parlamentit, Presidenti tha: