Olsian Çela eshte renditur i pari ne listen e Keshillit te Larte te Prokurorise, ne garen per Prokurorin e Pergjithshem.
Pas kandidatin Olsian Çela, e dyta ne liste eshte renditur prokurorja e pergjithshme e perkohshme, Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.
Lajmin e bejne me dije burime per “Panorama”, por ende nuk ka nje njoftim zyrtar lidhur me klasifikimin e bere nga ana e Keshillit te Larte te Prokurorise.
Dje KLP ne tri seanca maratone dëgjoi programet dhe vizionin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. E para që doli para KLP-së ishte Arta Marku, e cila e nisi fjalën e saj duke folur për të shkuarën dhe eksperiencën e saj.
Marku tha para anëtarëve të KLP-së se nëse zgjidhej Kryeprokurore me mandat të plotë, do të përmirësonte treguesit e punës, do të rriste besimin e publikut në sistemin e Prokurorisë dhe do të punonte për tregues statistikorë të plotë dhe të saktë. Marku iu përgjigj edhe pyetjeve për ndikim, politikë, duke thënë se ajo kishte dhënë prova që është e pandikueshme dhe se të vetmen mbështetje që ka pasur, është ajo e ndërkombëtarëve.
E dyta që doli para Këshillit ishte prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj. Kjo e fundit e kishte mbështetur platformën e saj në monitorimin e punës së prokurorëve dhe zgjidhjes së problemeve që mund të kenë. Më tej, prokurorja tha se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është që të sigurohet që respektohet ligji.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, ishte i fundit që doli para KLP-së dhe parashtroi platformën e tij. Çela tha se nëse do të ishte Prokurori i Përgjithshëm, do të bënte ndryshime rrënjësore në këtë institucion, duke e bërë më interaktiv, pavarësisht cungimit të kompetencave. Prokurori në programin e tij kishte evidentuar një sërë problemesh, një pjesë i konsideroi si “kronike” të sistemit dhe disa të tjera të krijuara rishtazi. Teksa foli për mosefikasitetin e politikave penale, Çela u shpreh ashpër ndaj punës së bërë nga Prokuroria gjatë kësaj kohe. Në platformën e tij, prokurori i Krimeve të Rënda tha se do të krijonte bashkëpunim me disa institucione dhe se do të monitoronte punën e prokurorëve, ku çdo 4 muaj do të zhvillonte një mbledhje me drejtues të prokurorive.
g.kosovari