Prej tetë vitesh, moderatorja Hygerta Sako, i ka dhënë fund martesës, dhe ka vazhduar të rris si nënë e vetme të bijën. Por sa i përketë jetës private, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rezervuar.
E pyetur së fundmi emisionin “Glamour Zone”, ne rtv ora, nëse është në një lidhje, Hygerta u vu në siklet dhe nisi të qeshte.
Ky reagim, u mor nga ana e moderatores Ester Bylyku, si një konfirmim për lidhjen e saj të fshehtë, e ndërsa Hygerta për asnjë moment nuk kundershtoi.
Aktualisht je në një lidhje?
Ai speci shumë djegës ëë? Ndërrojmë temë më mirë?
Kjo tregon që…
Kjo tregon që kam frikë nga speci.
Në një moment të intervistës, Hygerta Sako u pyet edhe për pagën që merr dhe a do të lëvizte nga RTSH, dhe ja si ishte reagimi i moderatores sportive.
“Ndihem shumë mirë te RTSH, e vetmja arsye llogjikisht do ishte një pagë më e mirë apo kushte më të mira por që unë asnjëherë nuk kam qenë e dhënë pas parave, e gjithmonë kam pasur pjesën profesionale. Plus që nuk paguhem keq në RTSH“.
Po të të marrë një tv tjetër për 7 mijë euro?
Jo
Mos paguhet më shumë se kaq?
Jo mos na co deri këtu, plus që është edhe mënyra si e bën ditën dhe për momentin nuk kam asnjë arsye për tu larguar nga RTSH, por kurrë mos thuaj kurrë.
E pyetur për ngacmimet, nëse kanë qenë më të shpeshta pasi u shpall Miss Shqipëria, apo tani, Hygerta u shpreh:
“Ngacmimet nuk kanë munguar asnjëherë por vitet e fundit ndoshta edhe unë kam filluar të dukem pak më shumë se në momentin që ti bën një jetë shumë të tërhequr s’kanë edhe ku të ngacmojnë, kur je aktive kanë më shumë mundësi për të qenë afër teje. Ndoshta edhe bukuria pak më e pjekur, kshq them vitet e fundit më kanë ngacmuar më shumë“.
Propozimi më i bukur apo romantik?
S’kam marrë asnjë propozim romantik.
Fillimisht ajo u pyet nëse ishte homofobe, duke e mohuar menjëherë këtë. Por si do të reagonte Hygerta, nëse vajza e sja do të kishte një orientim ndryshe seksual?
Hygerta Sako: “Do të ishte e dhimbshme. Unë e kam bërë me vajzën këtë bisedë, sepse ajo mbron shumë të drejtat e homoseksualëve apo personave të tjerë. Realisht, nuk kam asgjë kundër këtyre personave. Por sinqerisht, tek vazja ime do të më dhimbte shumë. Sepse si çdo nënë shpresoj që vajza të shkollohet, të ketë nje profesion të mirë, të jetë e realizuar dhe të krijojë familjen e saj. Do të ishte e dhimbshme, por do ia pranoja çdo gjë.”
g.kosovari